Situata në radhët e Juventus është e “nderë” teksa pas penalizimit me 15 pikë minus nga renditja aktuale e Serisë A, drejtuesve iu lind detyra për t’i dhënë besim lojtarëve që në fushë të vijojnë me të njëjtin përkushtim duke i dhënë shpresë se gjithçka mund të ndryshojë në apel.
Kështu, në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Atalantën, prezent ishte edhe kasta e re drejtuese e “Zonjës së Vjetër” me në krye presidentin Gianluca Ferrero dhe administratorin, Maurizio Scanavino ndërsa nuk mungoi edhe John Elkann.
Drejtuesit ishin të qartë në mesazhin që përcollën teksa ua bënë të ditur lojtarëve se iu takon atyre të mbrojnë klubin në instancat e drejtësisë ndërsa nga ana tjetër, i kërkuan lojtarëve që të mbeten të fokusuar te fusha pavarësisht situatës pasi sipas tyre e rëndësishme në këtë moment është që të gjithë tek Juventus të tregohen një skuadër e vërtetë.
“Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën që i takon para drejtësisë për të mbrojtur klubin. Ne jemi ata që do ta mbrojmë klubin ndërsa ju duhet ta mbroni atë në fushë, duke marrë pikë. Sot më shumë se kurrë përfaqësoni miliona tifozë të Juventus në botë”, ishin fjalët e presidentit Ferrero para skuadrës.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...