Të shtëna me armë në një qytet të Kalifornisë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin Monterey Park, afër Los Angelosit, duke lënë të plagosur disa persona.
Mijëra njerëz ishin mbledhur më herët në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor. Ende nuk është e qartë se sa njerëz janë qëlluar apo nëse dikush ka vdekur.
Videot në rrjetet sociale treguan një prani të madhe policie në zonë. Festivali vjetor i Vitit të Ri Hënor është një ngjarje gjatë fundjavës që ka tërhequr më parë turma prej më shumë se 100,000 vizitorësh. Festimet e së shtunës mbrëma ishin planifikuar të përfundonin në orën 21:00 me kohën lokale. /abcnews.al
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...