Gianluca Ferrero është emërua zyrtarisht si presidenti i ri i gjigantit italian të futbollit Juventus, pasi Andrea Agnelli dha dorëheqjen në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
I gjithë Bordi i Drejtorëve të Juventusit, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved, dhanë dorëheqjen në atë kohë për shkak të akuzave për kontabilitet mashtrues.
Ferrero ishte kandidati i përzgjedhur nga Exor, kompani e familjes Agnelli, e cila kontrollon 63.8 për qind të aksioneve të klubit më të suksesshëm italian.
Në asamblenë e përgjithshme të sotme, aksionarët zgjodhën Bordin e ri të Drejtorëve në detyrë deri në vitin 2025, i cili më pas emëroi Ferreron si president dhe Maurizio Scanavino si CEO.
Drejtuesit e rinj drejtues do të kenë për detyrë të përmirësojnë situatën sportive të Zonjës së Vjetër, por mbi të gjitha situatën shqetësuese financiare.
L’Assemblea degli Azionisti del 18 gennaio 2023
— JuventusFC (@juventusfc) January 18, 2023
Konkretisht, klubi ka shënuar humbje prej më shumë se 200 milionë euro, dhe është në shënjestër të drejtësisë italiane për shkak të parregullsive të mundshme financiare dhe kontabilitetit të rremë.
Juventus aktualisht është në vendin e tretë në Serie A me 37 pikë, pra 10 më pak se Napoli kryesues./Telegrafi/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...