Agnelli largohet nga të gjitha shoqëritë e familjes të kuotuara në bursë

13:36 | 18 Janar 2023
K.B

Andrea Agnelli largohet si president i Juventusit dhe nga të gjitha shoqëritë e familjes të kuotuara në burse.

Në hapjen e mbledhjes së aksionerëve, të thirrur për të zgjedhur bordin e ri të drejtorëve të Juventusit, numri një në largim njoftoi “hapin prapa” nga të gjitha kompanitë e listuara të familjes, pra Exor dhe Stellantis, në të cilat ai është anëtar i bordeve drejtuese përkatëse .

Ai do të mbetet, si aksioner i rëndësishëm, në Giovanni Agnelli BV, kompania mbajtëse e Casa. “Duke mbyllur një pjesë kaq të rëndësishme të jetës sime, vullneti im është të vazhdoj përpara. Prandaj do të bëj një hap prapa me mbledhjet e aksionerëve të kompanive të listuara, në marrëveshje me John Elkann me të cilin marrëdhënia mbetet shumë solide. Ishte kërkesa ime, që të mund të përballesha të ardhmen lirisht dhe fort, me lirinë e mendimit që nuk do ta kisha ndryshe”. /rtsh

Shpërndaje në rrjete sociale