Barcelona e ka filluar vitin 2023 me trofe, pasi e mposhti rivalin e vjetër Real Madridin 3-1 në finalen e Superkupës së Spanjës.
Derisa ndeshja nisi me kujdes të shtuar nga dy skuadrat, shanset nuk munguan në gol, por mungoi konkretizimi.
Skuadra katalunase kaloi në epërsi fillimisht në minutën e 34-të, kur Robert Lewandowski asistoi te Gavi.
Më pas, polaku kaloi në rolin e golashënuesit, me spanjollin që ia ktheu nderin në minutën e 45-të.
Pjesa e dytë ishte disi më e balancuar, por katalunasit nuk u ndalën me gola.
Ishte Pedri, ai që realizoi golin e tretë të Barcelonës, ndërsa Gavi realizoi edhe asistimin e tij të dytë në këtë finale.
Deri në fund, pati tentim zhgënjyes nga Real Madridi për të shënuar së paku një gol, dhe atë e arritën përmes Karim Benzemas në minutën e 90+2-të për rezultatin final 3-1.
Në fund, Barcelona ia doli ta fitonte Superkupën e saj të 14-të në histori, derisa Los Blancos mbesin në dy më pak.
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person