Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është prononcuar para mediave para finales ndaj Barcelonës.
Ancelotti tha se çdo trofe është i rëndësishëm për skuadrën madrilene dhe se do të luftojnë edhe nesër për ta fituar atë.
“Çdo trofe është i rëndësishëm për ne. Ne luftojmë çdo ditë për të fituar ndeshje dhe finale. Djemtë janë të motivuar dhe komod. Lojtarët e mi janë mësuar me këtë lloj presioni dhe ne kemi besim tek triumfi”.
“Ne duam të jemi konkurrues në çdo kompeticion dhe në çdo ndeshje, kjo është diçka që duhet të bëjmë. Ne duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe të arrijmë në fund të sezonit në një pozicion të mirë”, deklaroi trajneri italian.
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person