Javën e ardhshme, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet të vijë në Kosovë.
Kështu kanë konfirmuar për Radiotelevizionin publik të Kosovës, burime mirë të informuara.
Ndryshe, edhe dje gjatë një interviste për RTK-në, kryeministri Albin Kurti, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e bisedimeve në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se këto takime do të duhej të ishin çdo muaj, marrë parasysh dallimet e mëdha dhe mosbesimin në mes palëve.
Një vizitë e tillë e Lajçakut ndodh vetëm disa ditë pasi në Kosovë e Serbi, por edhe vende të tjera të rajonit, qëndroi këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...