Komiteti i Parlamentit Evropian të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur eurodeputeti Thijs Reuten, përmes një shkrimi në Twitter.
Ai ka bërë thirrje për votim.“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Evropian. Votoni në komision këtë të enjte!”, shkroi Reuten.
Duhet theksuar se ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Tani marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancën plenare.
Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që ...
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Gjini pret përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, mbështet marshin...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...