Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka numëruar të arriturat në sistemin e zbatimit të ligjit në vend gjatë vitit 2022.
Ai këto suksese i ka publikuar në një postim në facebook.
Postimi i plotë:
2022: Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës:
U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës;
U arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë;
Mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit;
Shkatërruam 69 grupe kriminale;
U konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike;
Shkatërruam 5 laboratore të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe 3 laboratore për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri;
Mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave;
Janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore;
Ndërtuam 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje;
Krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare./arbresh.info/
Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që ...
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Gjini pret përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, mbështet marshin...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...