Skuadra e Arabisë Saudite ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes së nesërme ndaj Al-Ta’ee.
Daily Mail, ka zbuluar se ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili mbrëmë është zyrtarizuar tek skuadra arabe, nuk do të mund të debutojë.
Arsyeja e mos debutimit të tij është përshkak se ishte i dënuar për 2 ndeshje moslojë në kohën sa ishte tek Manchester United, shkruan arbresh.info.
37-vjeçari gjobit me 50,000 £ dhe u pezullua për dy ndeshje nga Federata e Futbollit të Anglisë më 17 nëntor.
Dënimi i CR7 erdhi pasiqë portugezi kishte goditur një tifozë në dorë, i cili dëshironte të bënte një fotografi me Ronaldo, andaj Federata e Futbollit të Anglisë nuk u tregua aspak tolerante në këtë aspekt.
Ndërsa klubi Al-Nassr, ka bërë të ditur se të gjitha biletat për 28 mijë ulëseve te stadiumit të tyre, tashmë janë shitur. /arbresh.info/
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...