Arsenali kërkon shërbimet e Benzemas

13:48 | 30 Dhjetor 2022
K.B

Arsenal kërkon nënshkrimin me ‘Topin e Artë’, Karim Benzema.

Sipas ‘El Nacional’, Arsenali është i interesuar të bëjë një lëvizje për yllin e Real Madridit, Karim Benzema.

Benzema është përballur me probleme të shumta lëndimesh këtë sezon, madje duke humbur edhe Kupën e Botës.

Si rezultat, Reali mund të jetë në kërkim për të nënshkruar me një sulmues të ri, thuhet në raport.

Prandaj sulmuesi francez është duke rimenduar rinovimin e kontratës së tij e cila skadon në fund të sezonit.

Arsenali shpreson ta përdorë këtë situatë për ta joshur atë në ‘Emirates’ për të forcuar sulmin e tyre, veçanërisht me Gabriel Jesus jashtë për një periudhë të gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale