Një 39 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi në orët e para të mëngjesit i ka vënë flakën një dyqani me mallra industriale në lagjen “Hajro Çakërri”, në pronësi të shtetasit Farudin Veizi.
Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Më pas, 39-vjeçari Qerim Mara ka shkuar pranë banesës së Veizit në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe tentoi të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi.
Shkak për këtë ngjarje mendohet të jetë një konflikt që Mara dyshohet se ka me të birin e Farudin Veizit, raporton A2 CNN.
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes