Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për hetimin e rastit të serave e përpunimit të kanabisit që u gjetën në një nga fshatrat e qarkut dhe ia ka përcjellë dosjen Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Nën hetim për rastin janë aktualisht 95 persona, ndërkohë që janë arrestuar 11 persona.
Prokurorët kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime se aktiviteti zhvillohej nga dy grupe kriminale dhe për këtë arsye e ka përcjellë rastin në SPAK.
Lidhur me zbulimin e serave, ku sekuestruan rreth 800 kg kanabis për përpunim, u përjashtuan nga policia dhe u ndëshkuan me ulje në gradë një sërë zyrtarësh të policisë së Beratit. /Telegrafi/
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes