Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka reaguar ish-emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Richard Grenell, rreth situatës në veri.
Pack e quajti atë gënjeshtar.
Ajo tha se Grenell po e luan altoparlantin e Vuçiqit.
Ish-deputetja gjermane theksoi se serbët në veri po vuajnë shkaku i kërcënimeve nga shteti i Serbisë.
“Ju ende shpërndani lajme të rreme. Serbët që jetojnë në Mitrovicë po vuajnë nën kërcënimet dhe keqbërjet e Vuçiqit dhe Serbisë. Ata nuk keqtrajtohen nga qeveria e Kosovës. Ti luan altoparlantin e Vuçiqit. Ju jeni një gënjeshtar”, tha ajo.
Richard Grenell pati thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po vazhdon të ndërmarrë veprime të njëanshme në veri duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. /arbresh.info/
The latest violence in Kosovo is unacceptable. @albinkurti continues his unilateral actions in the North in violation of international agreements – @ABlinken must demand:
Kurti release the Serbian prisoners and refrain from arresting peaceful protesters, and…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 26, 2022
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...