Qeveria e Kosovës në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë ka bërë sot publike agjendën shtetërore.
Shënimi i aktiviteteve nis të dielën në ora 19:00 me shfaqen “Tri motrat” në Teatri shqiptar në Shkup.
Ndërkaq, të hënën, më 28 nëntor në ora 09:00 do të ketë homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, ndërkaq në ora 10:00 homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Të hënën, në ora 11:00 homazhe te kulla e Isa Boletinit në Mitrovicë, pastaj vizitë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Më 28 nëntor, në ora 12:00 deri në 14:00 në sheshin e Prishtinës do të jetë togu ceremonial i FSK-së.
Po të hënën, më 28 nëntor në ora 17:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të ketë ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.
Në orën 19:00 pritje e kryeministrit Albin Kurti në mensën “Ramiz Sadiku”.
Më 30 nëntor, në ora 11:00 homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës, ndërkaq aktivitetet do të përmbyllen me ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga ora 12:00 -13:00 në Kukës./arbresh.info/

Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...