Policia e Gjilanit gjatë kontrollit në dy shtëpi në dy raste të ndryshme në Viti, ka gjetur dy armë pa leje të të dyshuarve N.S (1997) dhe M.Q (1966).
Armët e gjetura dhe të konfiskuar janë një Pushkë M48 e kalibrit 7.9 mm, një Revole e tipit Bereta e kalibrit 6.35mm, një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 6.35 mm.
Dy të dyshuarit nga ana e zyrtarëve policor janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” dhe rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...