“Institucionet e Kosovës, në bazë të kompetencave që kanë dhe me sugjerimin e faktorit ndërkombëtar, duhet të reflektojnë për tejkalimin e situatës së krijuar në veriun e Mitrovicës”, tha kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
“Mendoj që duhet, që sugjerimet e atyre që historikisht na kanë mbështetur në gjithë këto procese dhe në veçanti që kanë mbështet statusin e pavarur të Republikës së Kosovës dhe me forca të theksume janë garantues të statusit të Kosovës. Ai komunikim duhet të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më frytdhënës në kuptim të veprimeve që duhet bërë për tejkalimin e situatës”, ka thënë Xhaferi për rtk.
Xhaferi nuk e përjashton mundësinë që përkeqësimi i situatës në veri të Mitrovicës të reflektohet në rajon.
“Nëse i referohemi veprimeve ekstreme nuk mund të përjashtohet ndikimi në rajon,për faktin se rajoni është fragil (i brishtë) në kuptim historik dhe faktori ndërkombëtar ka bërë përpjekje të patjetërsueshme, që të siguroj stabilitet. Ne jemi në faza të ndryshme si vende ,prandaj dhe nuk mund të përjashtohet ndikimi indirekt në rajon”, ka thënë Xhaferi.
Maqedonia e Veriut është e interesuar që mes Kosovës dhe Serbisë të ketë zgjidhje të përhershme e cila do të sigurojë njohje reciproke dhe të ardhme evropiane për të dyja vendet.
Hamza takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimet po...
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...
Dallaveret me vota – Prokuroria nis hetimin në Drenas
Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dh...
Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori u...