Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk është e vërtetë që atij i është anuluar vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas tij, një gjë të tillë e ka kërkuar vetë ai.
Krasniqi ka theksuar se me datën 7 ka dërguar një kërkesë, me anë të së cilës, ka kërkuar që kjo vizitë të shtyhet, pasi kjo, sipas tij, është më e drejtë.
“Me fillimin e kësaj jave me datën 7, kemi kërkuar që kjo vizitë të shtyhet për në pranverë, sepse kam besuar që është më mirë të jem këtu në një situatë që kemi dorëheqje të katër komunave në veri. Kemi kërkuar që vizita të shtyhet sepse kam besuar që kështu është më e drejtë”, ka thënë Krasniqi në rtv Dukagjini.
Sipas Krasniqit, një shtyerje e vizitës ka ardhur në pajtueshmëri me kryetarët e tjerë, me të cilët, edhe do të zhvillohet takimi.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...