Barcelona ka marrë fitore të madhe në kuadër të La Liga.
Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore të madhe 1:2, me përmbysje, në një ndeshje ku luajti gati 1 orë me 10 lojtarë.
‘Blaugranet’ ishin në disavantazh qysh pas minutës së 6’, kur Dani Garcia gjeti golin për Osasuna, pas një korneri.
Situata për Barcelonën u vështirësua në minutën e 31’, kur Robert Lewandowski mori kartonin e kuq (i dyti i verdhë).
Barca shkoi në pauzë me një gol disavantazh. Pas fundit të pjesës së parë, me karton të kuq u ndëshkua edhe Gerard Pique, por ai ishte në bankën rezervë.
Pjesa e dytë foli në favorin e Barcelonës. Një gol i shpejtë i Pedri barazoi rezultatin në minutën e 48’.
Kurse, zëvendësimet brilante të Xavi Hernandez i siguruan Barcelonës tri pikët. Një asistim brilant i Frenkie de Jong u finalizua për mrekulli nga Raphinha, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë kur po luhej minuta e 85’. Goli i Raphinha ishte një kopje e keqe e golit të famshëm të Robin van Persie, kur holandezi shënonte ndaj Spanjës.
Barcelona shkon në 37 pikë në pozitën e parë, me pesë pikë më shumë sesa Real Madrid, por ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më pak.
Osasuna mbetet me 23 pikë në pozitën e gjashtë.
Barca ndeshjen e radhës e luan tek në mbrëmjen e Vitit të Ri.
Hamza: Si kryeministër, do të punoj për ekonomi digjitale të...
2.2 miliardë lekë për shtresat në nevojë, Qeveria e Shqipëri...
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij
Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identit...
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues