Ukraina ka kryer një sulm “masiv” me dronë në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, duke dëmtuar një anije luftarake, thotë Rusia.
Sipas saj, janë përdorur nëntë dronë, por Ukraina ende nuk i ka komentuar këto pretendime.
Pa dhënë prova, Rusia akuzoi trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës dhe në hedhjen në erë të tubacioneve të gazit muajin e kaluar.
Në përgjigjen e saj, ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia “po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike”.
Sulmi i së shtunës vjen pasi trupat ukrainase rimorrën me sukses territorin e pushtuar nga trupat ruse që kur nisën pushtimin e tyre më 24 shkurt.
Rusia është përgjigjur duke nisur sulme në shkallë të gjerë në infrastrukturën ukrainase, veçanërisht në rrjetin energjetik të vendit.
Sevastopol është qyteti më i madh në atë rajon dhe shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi.
Në prill, anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u mbyt pranë Krimesë. Rusia tha se një shpërthim municioni shkaktoi dëmin që fundosi anijen, ndërsa Ukraina pretendoi se e kishte fundosur anijen me një sulm raketash.
Më 9 gusht, një bazë ajrore ushtarake ruse në Krime u trondit nga disa shpërthime që shkatërruan të paktën nëntë avionë ushtarakë.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA më 19 gusht, duke cituar zyrtarë ushtarakë perëndimorë tha se sulmi në bazën ajrore Saky kishte nxjerrë jashtë funksionit më shumë se gjysmën e avionëve të Flotës së Detit të Zi dhe e detyroi flotën të ndërmerrte një pozicion mbrojtës./rel/
Alkmaar në epërsi ndaj Dritës pas pjesës së parë
Kurti: Qendra Multifunksionale në Podujevë ka vlerën prej af...
Kosovës iu referua si “Metohia”, VLEN: Korrigjohen gabimet n...
Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut: Përgjegjësi e lartë dhe mi...
Rama përgëzon Brahon pas zgjedhjes së tij si drejtues i SPAK...
Faton Peci lë postin e ministrit, falënderon Kurtin dhe ferm...