Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar për një aksion kundër kontrabandës që është zhvilluar sot në Leshak të komunës së Leposaviqit nga Njësitet kundër Kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet Relevante nga Policia e Kosovës.
Në këtë aksion janë konfiskuar si mallra të kontrabanduara 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike.
Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi se gjatë zhvillimit të këtij aksioni është hasur edhe një automjet i dyshuar të cilit i janë konfiskuar produkte ushqimore që po i kontrabandonte nga Serbia.
Në fund ministri falënderoi Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e sotëm edhe për vendosmërinë e tyre për të luftuar çdo fenomen që cenon rendin dhe ligjet e Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...