Paris Saint-Germain dhe Troyes kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.
Parisienët janë nikoqir të Troyesit në takimin i cili pritet të fillojë nga ora 17:00 në stadiumin Parc des Princes.
Ekipi i Christofer Galtier nuk di për humbje në 12 javët e para të sezonit dhe synon fitoren e radhës për të ngritur epërsinë me ndjekësit, shkruan telegrafi.
Në anën tjetër, mysafirët kanë tri barazime nga katër ndeshjet e fundit dhe do të tentojnë ta befasojnë PSG-në, duke marrë rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
PSG: Donnarumma; Mukiele, Ramos, Kimpembe, Bernat; Carlos Soler, Verratti, Vitinha; Messi; Mbappe, Neymar.
Troyes: Gallon; T.Balde, Porozo, Palmer-Brown, Salmier, Conte; Rony Lopes, Kouame, Chavalerin, Odobert; M.Balde.
Kthimi në LDK i Osmanit, Abdixhiku: Vjosa e ka vendin e vet ...
Kosova dhe Britania diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e ...
Gjendet në Dresden të Gjermanisë një bombë 250 kg nga Lufta ...
Nagavci: VV ishte e bindur që Glauk Konjufca ka më shumë vot...
Reali po e demolon Cityn pas pjesës së parë, në avantazh edh...
Takimet me Kurtin, Abdixhiku: S’u përmendën emra, i thashë q...