Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar në telefon me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën e krujuar për targat.
Edhe pse Kurti në njoftimin e tij në Twitter, tha se ka biseduar për çështjen e sundimit të ligjit, Chollet ka dhënë detaje të tjera të bashkëbisedimit.
Chollet përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se me Kurtin ka biseduar për shmangie të tensioneve dhe shtyrje të zbatimit të vendimit për targat.
Tutje ai tha se nuk duhet të këtë konsfiskme apo gjoba.
“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shpërndarë twittin e Chollet, duke thënë se e është e rëndësishme shtyrja e zbatimin e rregullave të reja të targave në mënyrë që të shmangen tensionet.
“Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar pjatat e tyre”, ka thënë Hovenier.
Spoke w/ Kosovo PM @albinkurti today to discuss the importance of avoiding tension & postponing the implementation of new license plate rules, without confiscations or fines. Also discussed our partnership & shared goals of advancing Kosovo’s European & Euro-Atlantic integration.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) October 27, 2022
Important to avoid tensions and postpone implementation of new license plate rules. We also condemn actions to intimidate or retaliate against those who have changed their plates. https://t.co/LkujTK0opf
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 27, 2022
LEXO EDHE:
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...