Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në zyrën e tij deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko.
Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e falënderoi atë për interesimin e tij dhe afërsinë me Kosovën, inicimin e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina dhe për mbështetjen e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Teksa e njoftoi deputetin ukrainas Goncharenko me të gjitha vendimet dhe veprimet që Kosova ka ndërmarrë për solidarizim dhe përkrahje të Ukrainës; për vendosjen e menjëhershme të sanksioneve, largimin e vizave për qytetarët ukrainas, pranimin e 11 gazetarëve nga Ukraina të cilët tashmë janë banorë të Prishtinës dhe për format e tjera të solidarizimit, thuhet në njoftim.
Folën për situatën aktuale në Ukrainë, për rezistencën e admirueshme të popullit ukrainas, rëndësinë për të vazhduar mbështetja ndaj Ukrainës nga vendet demokratike dhe për ndikimin që agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse ka pasur në të gjithë kontinentin e Evropës.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e njoftoi më shumë për zhvillimet në Kosovë dhe qeverisjen, situatën në rajon, raportet e Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe për raportet e afërta të Serbisë me Rusinë.
Ata gjithashtu folën edhe për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, organizatë kjo në të cilën Republika e Kosovës veçse ka aplikuar dhe synon të anëtarësohet.
“Kosova dhe populli i saj qëndron në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas”, u shpreh kryeministri Kurti./arbresh.info/
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...