Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, sot kur janë bërë 7 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit (MSA).
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se kjo marrëveshje dhe marrëveshje të tjera të rëndësishme janë arritur gjatë qeverisjes së LDK-së.
Ndërsa, tani në Qeverinë Kurti sipas saj po ndodh e kundërta dhe ka përmendur disa raste që sipas saj Qeveria ka shënuar regres, ndër to edhe ikjen e 42 mijë qytetarëve
“Fatkeqësia më e madhe është se implementimi i saj nuk po bëhet nga Qeveria Kurti, e cila nuk ka bërë asgjë të mirë për vendin. Kosova ka shënuar regres me këtë qeveri në shumë fusha. Stagnim të plotë në diplomaci, asnjë njohje të re e anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Zero transparencë në dialogun me Serbinë. Vetëm vitin e kaluar mbi 42 mijë qytetarë e braktisen vendin si pasojë e keqqeverisjes Kurti.”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
Tutje, Krasniqi këtë Qeveri e ka quajtur Qeveri e kurthit, mashtrimit dhe dështimit./arbresh.info/
Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, QKUK: Problemi u sanu...
Apel për ndihmë: 14-vjeçarja nga Skenderaj kërkon 37 mijë eu...
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë...
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...