Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u takuan me Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes për Politika, në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sasha Baker.
Sipas njoftimit për media në këtë takim, u bisedua lidhur me tema të ndryshme e rendësi të veçantë, si për progresin e FSK-së, rolin e Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e qeverisë në situatën aktuale gjeopolitke, luftën në Ukrainë, etj.
“Me këtë rast, Baker shprehu vlerësim të lartë për qasjen dhe kontributin e Republikës së Kosovës, sidomos në evakuimin e refugjatëve afganë dhe gatishmërinë për të trajnuar dhe pranuar refugjatë ukrainas”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, u bisedua për nevojat e FSK-së sa i përket furnizimit me armatime, si dhe gatishmërinë që si shtet e ushtri kemi për të bashkëpunuar në çdo nivel, ngase siç theksoi ministri Mehaj: “zhvillimi i brendshëm por edhe stabiliteti i gjithmbarshëm i shteteve varet nga shkalla e bashkëpunimit”.
“Republika e Kosovës është e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me çdo shtet anëtar të NATO-s që beson në vlerat demokratike dhe në lirinë e kombeve”, tha më tej Mehaj, duke shtuar se qëndrimi i Republikës së Kosovës dhe përparimi që FSK ka arritur me implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, por edhe qeverisjes qendrore në përgjithësi, bëjnë që shteti i Kosovës të perceptohet si një aleat i besueshëm i ShBA-së dhe shtet kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit. /arbresh.info/
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...