Gjatë vizitës në Pragë, në kuadër të samitit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ne kontinentin evropian.
Të dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar lartë raportet ndërshtetërore dhe janë angazhuar për thellimin e mëtejmë të tyre. Presidentja Osmani, teksa ka folur për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar rëndësinë e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin De Cross për mbështetjen belge për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.
Në kontekst të integrimit evropian, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që ta avancojë këtë proces, duke aplikuar për anëtarësim në BE si hap i radhës, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...