Është dita e dytë e vizitës së tij zyrtare në Tokio të Japonisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot homologun e tij japonez, kryeministrin, Fumio Kishida.
Kurti përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka diskutuar me Kishidan për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin për investime nga Japonia.
Po ashtu Kurti bënë të ditur se ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO Osaka 2025, shkruan arbresh.info.
“Në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio, në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka, na priti për vizitë Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida. I shpreha edhe njëherë ngushëllime në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës për vdekjen tragjike të ish Kryeministrit Shinzo Abe, si dhe e falënderova për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës”, shkruan Kurti.
I pari i qeverisë shkruan se kryeministri japonez ka përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse Kurti e ka ftuar atë ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt.
“Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike. Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”, shkruan Kurti nga Japonia.
Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 26 shtator ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe./arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...