Ushtria Kibernetike Islamike në lidhje me Shtetin Islamik (ISIS) ka publikuar informatat e ushtarëve amerikan dhe francez si hakmarrje ndaj “ditës së talljes” së grupit të hakerëve Anonymous.
Si kundërpërgjigje e “ditës së talljes ndaj ISIS-it”, Ushtria Kibernetike Islamike ka publikuar informatat personale të 160 ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, transmeton arbresh.info. Informatat personale të lëshuara përfshijnë emrat e plotë, adresat, numrat e telefonave, dhe email-at e një numri të madh të zyrtarëve të lartë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe Francës.
Hakmarrja vjen vetëm një ditë pasi Anonymous, një grup i hakerëve që i shpalli luftë ISIS-it pas sulmit terrorist në Paris, zhvilloi një “ditë tallje” online kundër grupit terrorist.
Bazuar në raportin nga Grupi Inteligjent SITE, llogaritë në rrjete sociale të lidhura me grupin e hakerëve pro-ISIS (Daesh), Kalifati Kibernetik, ka lëshuar emrat dhe adresat e Ushtrisë së SHBA-së dhe marinsave më 11 dhjetor duke pretendohet që posedojnë edhe informatat e më shumë se 700 ushtarëve.
Ndërkohë, zyrtarët nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Ministria e Mbrojtjes së Francës nuk kanë komentuar ende për publikimin e databazës./arbresh.info
Nuk ishte në funeralin e Jotas, Diaz thyen heshtjen
Trump mund ta vizitojë Teksasin pas përmbytjeve
A e shkakton stresi vërtet kancerin? Shkencëtarët dhanë përg...
Dua vishet e gjitha me markën luksoze Chloe, për darkën në P...
Parashikohet destabilizim i motit për nesër
Gjendet trupi i dekompozuar i një njeriu në fshatin Shtikë t...