Anëtari i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj, ka reaguar pasi që Ministria e Financave ua ka ndalur pagat e Shërbyesve Civil e që sipas qeverisë së Kosovës, është bërë duke u bazuar në fuqi me ligjin për grevat në Kosovë.
Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklarim për media ka thënë se për të marrë pagën duhet të kryhet një punë. Ndërsa Ali Sefaj nga këshillit Grevist, përmes faqes së tij në “Facebook”, thotë se janë të gatshëm të sakrifikojnë për Kosovën.
“Veq 400 zyrtarëve serb të strukturave paralele që marrin paga qe tetë vite, pa dalë asnjë ditë në punë, e duke e luftuar për ditë shtetin e Kosovës, të mos ua ndalni pagat, se për ne të tjerëve s‘ka problem. Ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë për Republikën”, ka shkruar Sefaj.
Greva po vazhdon, nëpër institucione të Kosovës, duke bërë që në përgjithësi arsimi në Kosovë të jetë i bllokuar si dhe disa institucione të tjera./arbresh.info/
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...