Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar sapo ka arritur në presidencë, ku është pritur nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani.
Bashkë me Escobar në takimin me presidenten është edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, shkruan arbresh.info.

I dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Ndërkohë në darkë, emisari special i Shteteve të Bashkuara do t’i presë liderët e partive opozitare në rezidencën amerikane në Prishtinë. Në Kosovë do të vijë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...