Dje u mbajt takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Alekdandër Vuçiq.
Në atë takim kryeministri në agjendë kishte dy tema, e para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes.
Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë.
Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim. /arbresh.info/
Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve
Në vitin 2028 do të prodhohet iPhone i parë me kamerë 200MP
Një ndërhyrje e thjeshtë që ul ndjeshëm rrezikun e gjakderdh...
Microsoft heq aplikacionin falas të Office për Windows
Goja e thatë nuk është e padëmshme: Ja çfarë sëmundjesh mund...
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serb...