Policia Kufitare e Kosovës, në hyrje të Republikës së Kosovës te Dheu i Bardhë, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb.
Policia ka njoftuar se “gjatë kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht”.
“Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore”, thuhet në njoftimin e PK-së. /arbresh.info/

Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes