Tanguy Ndombele vetëm një hap larg Napolit. Mesfushori francez pritet të mbërrijë sot në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën që do ta lidhë me klubin napolitan të paktën deri në fund të sezonit.
Marrëveshja me Tottenhamin është arritur mbi bazën e huazimit për një milionë euro, me të drejtë blerjeje për 30 të tjera në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa Ndombele pritet të marrë vendin e Fabian Ruiz, i cili po përgatitet për t’u bashkuar me PSG-në.
Mesfushori 25-vjeçar spikati te Lyon dhe në 2019-ën u transferua te Tottenham për një shifër prej 62 milionë eurosh, plus 10 bonuse, duke u bërë edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit londinez, megjithatë dështoi totalisht me fanellën e “spurs”-ave.
Ndërkohë, përveç Ndombele, Napoli po punon për të mbyllur edhe transferimin e Giacomo Raspadorit nga Sassuolo, teksa distanca mes ofertës dhe kërkesës tani është shumë e vogël.
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...