Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe qeverisëse janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje armatim.
Ai ka thënë se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti, gati se është dyfishuar, nga 67 milionë në 102.3 milionë euro.
“Brenda periudhës së qeverisjes së deritanishme janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje të armatimit. Kaq buxhet për kaq ditë qeverisëse, nuk ka ndarë asnjë qeveri më herët. Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë 67 milionë euro, në qeverinë tonë është rritur në 102.3 milionë”, shkroi Mehaj në Facebook.
Tutje, ai tregoi se janë rekrutuar edhe 1,240 ushtarë të rinj, dhe që, së shpejti, do të hapet edhe një tjetër konkurs. Sipas Mehajt, kjo nuk ka ndodhur me asnjë qeverisje tjetër.
“Vetëm për një vit e gjysmë kemi rekrutuar 1,240 ushtarë të rinj. Së shpejti do të hapet konkursi edhe për 612 ushtarë aktivë dhe 367 ushtarë rezervë. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje tjetër”.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...