Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 05.08.2022 – 11.08.2022 kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: (1577) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos brezit të sigurisë (rripit) etj.
Gjatë kësaj jave nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementim i Planeve Operative ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ janë ndërmarr aktivitete:
• Hetim i 40 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i 18 aksidente të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar 34 patentë shofer;
• Shqiptim i nëntë kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /arbresh.info/

Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pe...
Gjykata Kushtetuese: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 34 ...
E trishtë: Vajza binjake 3-vjeçare mbijetoi nga aksidenti ku...
Lëshohet urdhër arrest për aktoren e famshme turke, Hande Er...
“Do bëjmë gjithçka për të arritur Botërorin”, kapiteni i Shq...
Konjufca takon diplomaten nga Holanda, MPJD thotë se u riafi...