Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla është deklaruar edhe njëherë rreth kapjes së spiunes ruse duke tentuar të hyjë në Kosovë dhe shpalljen e saj nongrata.
Sveçla është shprehur se kjo ka ndodhur në të njëjtën ditë kur është sulmuar policia e Kosovës dhe vetëm 6 ditë pas incidenteve të së dielës në veri të vendit.
Ai ka thënë se Daria Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë – dhe kapja e saj duke tentuar të hyjë në Kosovë është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës.
“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjatë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës.

Ai gjithashtu ka treguar se Aslamova është shpallur non-grata për pesë vitet e ardhshme në Kosovë.
“Sot në autoritetin tim si Ministër i Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Aslamovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme, deklaroi ministri në twitter. /arbresh.info/
lexo edhe:
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...