Portali serb ‘Kosovo-Online’, ka publikuar fotografi nga takimi mes ambasadorit amerikan Jeff Hovenier dhe ministrit për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq.
Sipas këtij portali, Rakiq i ka thënë ambasadorit Hovenier se “serbët s’do të durojnë presion kur vjen puna te realizimi i të drejtave themelore dhe se kriza që ndodhi ditëve të fundit mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut”.
Kurse, ambasadori Hovenier në një deklaratë për media pas takimit ia bëri të qartë Rakiqit qëndrimin e SHBA-së sa i përket nënkryetarit të Listes Serbe, Radojiciq i cili është i sanksionuar nga Thesari amerikan i Shtetit./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...