Njëri ndër portierët e Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në ligën turke.
Bekaj i cili kohëve të fundit ka mbrojtur portën e skuadrës së Shqipërisë, KF Tirana, do t’i bashkohet tashmë skuadrës Manisa e cila gjendet në Ligën e Parë të Turqisë.
Lajmin e ka bërë të ditur “Panorama Sport”, duke e bërë të ditur se skuadra e Tiranës pas këtij transferimi do të fitojë plotë 180 mijë euro, përcjell arbresh.info.
“Gardiani” i “Dardanëve”, gjatë vitit 2014 deri në vitin 2020, ka qenë pjesë e skuadrës së kryeqyteti të Kosovës, KF Prishtina, ku mandej është transferuar tek KF Tirana, ku arriti që të shpallet kampion në Kategorinë Superiore. /arbresh.info/
Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e ty...
Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në ...
Kosova e miraton pakon e 19-të të sanksioneve të BE-së kundë...
Rama publikon pamje nga tryeza në Atlantic Council: Shqipëri...
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...