Skuadra katalunase, tashmë ka bërë një ofertë drejt Athletic Bilbao-s për kartonin e Inigo Martinez.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron që ta përforcojë fazën e mbrojtjes ndërsa spanjolli është njëri ndër lojtarët në listën e tyre.
Sipas “SPORT”, Barca ka shprehur gatishmëri t’i japë plotë 15 milionë euro për kartonin e Martinez, ndërsa thuhet se nëse Bilbao nuk e pranon këtë ofertë, katalunasit do të dorëzohen shkruan arbresh.info.
Megjithatë, nëse Barcelona nuk do të arrijë ndonjë marrëveshje këtë vit, në vitin e ardhshme spanjolli mund t’i bashkohet skuadrës së Xavit si lojtar i lirë pasiqë do t’i skadojë kontrata me skuadrën e Atletico Bilbaos ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës ende nuk kanë filluar.
Martines gjatë sezonit të kaluar, është paraqitur në 27 ndeshje, ku ka arritur të shënojë vetëm 3 gola. /arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...