Andrea Belotti do të jetë përforcimi i radhës i Romës.
“Sky Sport Italia” ka raportuar se sulmuesi italian ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me klubin kryeqytetas.
Belotti në “Olympico” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Torinon skadoi më 30 qershor.
28-vjeçari te Roma do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon, pa përfshirjen e bonuseve.
Belotti pritet të zyrtarizohet te romakët, pasi sulmuesi Eldor Shomurodov të përfundojë transferimin e tij te Bologna.
Për ish-sulmuesin e Torinos interesim kishin shfaqur edhe disa klube tjera, por Jose Mourinho thuhet se e bindi që ai t’i bashkohej skuadrës që drejtohet nga portugezi.
Përveç te Torino, Andrea Belotti në të kaluarën ka luajtur edhe te klubi tjetër i njohur italian, Palermo./GE/
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur