Disa pamje të publikuara nga tifozët ku shihen Cristiano Ronaldo dhe Erik ten Hag duke bërë një bisedë që thuhet se ishte e tensionuar, kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale.
E ardhmja e sulmuesit portugez është ende e paqartë. Ai besohet se e ka kërkuar largimin nga Manchester United, teksa të dielën u paraqit në miqësoren me Rayo Vallecanon.
Ronaldo luajti vetëm pjesën e parë në këtë ndeshje, teksa pas zëvendësimit u pa duke u larguar krejtësisht nga stadiumi “Old Trafford”.
Megjithatë, një moment i ndodhur në pjesën e parë ka marrë tashmë vëmendjen e të gjithëve. Derisa po zhvillohej minuta e 33-të, të dyja skuadrat shkuan për një pushim një minutësh për t’u freskuar.
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, u pa duke u përpjekur t’i jepte sulmuesit disa këshilla taktike. Por, duke gjykuar nga pamjet e publikuara, Ronaldo u përgjigj vetëm me lëvizje krahësh – teksa mediumi britanik “Express” shkruan se ai është parë duke rrotulluar edhe sytë gjatë ndërveprimit të tensionuar.
Kjo sjellje e 37-vjeçarit me trajnerin e ri të skuadrës vlerësohet se ka forcuar edhe më shumë dëshirën e lojtarit për t’u larguar.
والحين ? pic.twitter.com/5NEodb0pg8
— ? A ? ?? (@smily_ad) July 31, 2022
Ndryshe, pesë herë fituesit i “Topit të Artë” me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa ekziston opsioni për të vazhduar edhe për një tjetër vit.
Ronaldo doesn’t rate Ten Hag pic.twitter.com/5MA43tjjkX
— Cigano ?? (@RealQuaresma) July 31, 2022
Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, thuhet se është duke punuar që sa më shpejt t’i gjej një skuadër të re Ronaldos.
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur