Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sesa është sot.
Vuçiq poashtu ka folur për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili do të fillojë të zbatohet që nga nesër.
Presidenti i Serbisë, iu është drejtuar popullit të Kosovës duke iu thënë që ta ruajnë paqen, përcjell arbresh.info.
“Nëse nuk duan ta ruajnë paqen, po ju them – Serbia do të fitojë”, tha ai për mediumin serb N1.
“Situata për njerëzit tanë në Kosovë është shumë e ndërlikuar dhe komplekse… Mendoni se kemi qenë ndonjëherë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë se sa është sot”, tha Vuçiq.
Gjatë ditës, Vuçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po dëshiron ta paraqes vetën si presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
“Ata morën vendim që t’i imponojnë gjërat që nuk kanë të drejtë t’i imponojnë, në radhë të parë popullit në veri të Kosovës. Paraprakisht kanë dërguar njësitet e tyre me 21 tonë karburant dhe gjithçka tjetër në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, me dëshirën që t’i ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime serbe. E gjithë kjo duhet të fillojë sonte në mesnatë, ndërsa në të njëjtën kohë t’i bindin serbët që të heqin dorë nga tabelat KM”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq foli edhe për targat ndërsa u fokusua ta kritikojë kryeministrin Albin Kurti për “incidente kundër Serbëve”. / arresh.info/
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...