Ushtria Serbe me njoftim: Nuk kemi kaluar vijën kufitare me Kosovën

20:20 | 31 Korrik 2022
KRG

Kanë ardhur reagime edhe nga pala serbe pas tensioneve në Veri të Mitrovicës.

Është Ministria e Mbrojtjes së Serbisë e cila akuzon se nga Kosova po rrjedhin dezinformatat se gjoja ushtria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës.

“Ushtria për momentin nuk ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes dërguar mediave.

Megjithatë e vërteta është se raportimet se ushtria serbe është nisur drejtë Kosovës kanë ardhur nga instrumentet propaganduese të Serbisë. /Reporteri.net/.

Shpërndaje në rrjete sociale