Ka përfunduar një takim i thirrur nga drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, me liderët politikë serbë në Kosovë.
Petkoviq thotë se ka qenë “diskutim i gjatë dhe i vështirë” ai i mbajtur në Rashkë të Serbisë.
Ai ka përmendur zbatimin e marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke pretenduar se Asociacioni do të normalizonte raportet Kosovë – Serbi.
“Kam dëgjuar nga të gjithë përfaqësuesit e serbëve sot se duan të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Nëse do të kishim sot ASK, nuk do të kishte ndodhur gjithçka që po ndodh sot”, ka thënë Petkoviq, raporton media serbe “Novosti”.
”Ajo që po bën Albin Kurti është drejtpërdrejt kundër popullit serb në Kosovë dhe synon të dëbojë popullin serb dhe institucionet serbe nga Kosova”, tha Petkoviq.
Kjo deklaratë e tij pasoi pas takmit që pati në Rashkë, me përfaqësues të serbëve të Kosovës, ku mes tjerash po ashtu u shpreh se të gjithë serbët e duan zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.
Sipas tij ”kjo krizë dhe gjithçka që po ndodh, si dhe dhuna institucionale ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi, nuk do të ekzistonin nëse sot do të kishim Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila duhet të jetë kornizë për realizimin e të drejtave kolektive të serbëve në Kosovë”.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për cështjen e njohjes së dokumenteve.
Prej të hënës, në Kosovë, shtetasit serbë që prezantojnë në kufi dokumente identifikuese të lëshuara nga Serbia, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.
Në veri ka nisur bllokimi i rrugëve me kamionë, pasi një orë u dëgjua alarmi i qytetit.
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...