Piloti i Red Bull, Max Verstappen, fitoi garën për Çmimin e Madh të Hungarisë, pasi e nisi garën nga pozita e 10-të dhe arriti fitoren duke bërë një vozitje të shkëlqyer.
Momenti kyç ndodhi në xhiron e 38-të kur holandezi zgjodhi gomat e forta mesatare në momentin kur filloi të bjerë shi dhe në këtë mënyrë ai përdori në favor edhe një herë taktikat e tmerrshme të Ferrarit dhe parakaloi Charles Leclerc.
Fillimisht, Ferrari zgjodhi gomat e forta, por shpejt iu desh t’i ndryshonte në ato të buta, duke humbur kështu gjithçka që kishin ndërtuar gjatë garës.
Vendin e dytë e zuri Lewis Hamilton, me mbi dhjetë sekonda prapa, dhe i treti ishte një tjetër pilot i Mercedesit, George Russell, i cili e nisi nga ‘pole-position’.
Vendin e katërt e zuri Carlos Sainz i Ferrarit, ndërsa në vendin e pestë Sergio Perez.
Edhe pse në një moment kryesonte, Charles Leclerc duhej të kënaqej me pozitën e gjashtë në fund.
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...
Ylber Ramadani realizon gol të bukur ndaj Cagliarit
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...