Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka vizituar sot mjekët kujdestarë në Klinikën Infektive në QKUK.
Përmes një postimi në Facebook, Dreshaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë në raport me Ligjin e Pagave si zgjidhje e vetme.
“Heronjtë e vërtetë ngelen vetëm heronj në fjalë, Qeveria të veprojë pasi Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme. Me infermierët kujdestarë në Kliniken Infektive në QKUK. Çdo repart ka vetëm një infermier kujdestar përgjegjës për vizitë, marrje dhe shpërndarje të analizave, konsultime, shpërndarje të terapisë dhe menaxhim 12 orë të repartit, vërtet të mbingarkuar”, ka shkruar Dreshaj.
Ai ka thënë se kërkesa e vetme e punëtorëve shëndetësor është paga e dinjitetshme.
“Ndonëse me rroga simbolike, pa stimulim, të mbingarkuar me punë, këta heronj të ditëve të sotme, menaxhojnë pandemine Covid 19 dhe shpëtojnë jetë. Kanë vetëm një kërkesë; rrogë të dinjitetshme. Qeveri vepro. Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme dhe e duhura”, ka përfunduar Dreshaj. /arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...