Klubi anglez, Manchester Unitedi është i përgatitur të transferojë yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, këtë verë.
Sipas mediumit The Mirror, Unitedi e ka vendosur Neymarin favorit në një listë me katër lojtarë për të zëvendësuar sulmuesin në largim, Cristiano Ronaldo.
Wissam Ben Yedder i Monacos, ylli i Brentfordit , Ivan Toney dhe sulmuesi i Stuttgartit, Sasa Kalajdzic, janë pretendentë të tjerë për sulmin e Unitedit.
Drejtuesit e Djajve të Kuq zhvilluan bisedime me legjendën e Portugalisë, Ronaldo, të hënën, teksa më në fund arriti të martën në Carrington pasi humbi përgatitjet para-sezonale.
37-vjeçari tronditi drejtuesit e klubit nga Old Trafford kur e bëri të qartë dëshirën e tij për t’u larguar në fillim të kësaj vere.
Ai humbi turneun e tyre në Tajlandë dhe Australi për ‘arsye personale’ dhe ka qenë duke u stërvitur i vetëm në Portugali.
Portugezi deri tani është lidhur me shumë klube evropiane si Chelsea, PSG, Bayern Munich dhe Atletico Madridi, por secila ka refuzuar deri tani transferimin./Telegrafi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A