Sapo ka ndodhur një aksident i rëndë në dalje të Rahovecit, më saktësisht ne drejtim të Xërxës.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka humbur jetën.
Në aksident të përfshira ishin dy automjete, një veturë e tipit Mercedes dhe një kombi.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 11:40 është është pranuar informacion për një aksident trafiku në rrugën Xerrxë-Rahovec. Të përfshirë në aksident trafiku kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person i moshës madhore ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e kanfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec). Një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime.” – ka thënë Elezaj. /arbresh.info/
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...