Tifozët e skuadrës, së Atletico Madridit, kanë filluar fushatën e ashtuquajtur “ContrCR7”, duke shprehur mos dëshirën, që klubi të nënshkruaj me Cristiano Ronaldon.
Situata e portugezit, tashmë është bërë një dramë e madhe, pasiqë shumë klube të mëdha evropiane, që do të marrin pjesë në sezonin tjetër në Champions League, nuk kanë shprehur interesim për kartonin e tij.
Ndërsa 37-vjeçari, nuk dëshiron të qëndrojë tek skuadra angleze, Manchester Untied, pasiqë “Djajtë e Kuq”, në sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve, por do të luajnë në UEFA European League.
Ronaldo ende nuk ka filluar stërvitjet me “Djajtë e Kuq”, teksa raportohet se ai po e kërkon tashme një klub të ri, por siç bëjnë të ditur mediat e huaja, ende nuk ka asgjë konkrete.
Kohëve të fundit, është përfolur një transferim i mundshëm i CR7 drejt Atletico Madridit, ndërsa tifozët spanjollë, nuk janë të kënaqur për një gjë të tillë.
Arsyeja e revoltimit të tifozëve të Atleticos, është përshkak se pesë herë fituesi i Topit të Artë, është ish-lojtar i rivalëve të tyre, ndërsa kujtojmë që në çdo ndeshje, Real Madrid- Atletico Madrid, ka pasur tensione mes tifozëve të skuadrës së Diego Simone.


Duke përdorur hashtagun ‘ContraCR7’ [KundërCR7] në rrjetin social “Twitter”, shumë “Colchoneros” e kanë bërë të qartë se nuk do ta pranonin transferimin e tij.
#ContraCR7 pic.twitter.com/owUFB2jfY7
— Sgt. Oddball (@SgtOddball4) July 23, 2022
Ndërsa e ardhmja e Ronaldos ende është në pezull, kurse menaxheri i tij, Jorge Mendes, është në kërkim të ndonjë skuadre për portugezin.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se CR7 i është ofruar disa skuadra si Bayern Munich, Chelsea, Paris Saint-Germain, ndërsa është përfolur edhe për një transferim drejt skuadrës së Barcelonës dhe një rikthim drejt Real Madridit, por një gjë e tillë siç ka bërë të ditur presidenti i “Mbretëve” Florentino Perez, nuk mund të ndodhë.
Mbetet të shihet se në cilin skuadër do të vazhdojë karrierën ylli portugez. /arbresh.info/
Vesa uron Mirlindin për ditëlindje: Shumë krenare për burrin...
Presidentja: Datën e zgjedhjeve nuk e vendosa unë, KQZ-ja nu...
Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Ko...
“Po punohet për identifikimin e viktimave”, ambasadori Latif...
Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qe...
Nesër nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora